20 years of support to VET in Albania – Keeping you on track

16.09.2014

Whilst AlbVET, the major SDC supported project for VET in Albania came to an endMore


Policy Development in VET – The perspective of an upright article

16.09.2014

A new article on Albanian Vocational Education and Training is now available. ThMore


Manual on Coaching for Employment: a path to labor market insertion

10.09.2014

A new manual on Coaching for Employment approach was launched by Swisscontact AlMore


We are successful and are here to stay: 25 Inspirational Stories from AlbVET

10.09.2014

25 Inspirational Stories from AlbVET In 8 years of challenging and yet satisfyiMore





Built by Gorani.net

.AL Domain

Swisscontact në Shqipëri - Kush jemi dhe cfarë bëjmë?

Swisscontact është një organizatë zvicerane që mes të tjerash, është e specializuar në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe në aksesimin e tregut të punës. Në Shqipëri, Swisscontact është i pranishëm dhe aktiv që prej vitit 1994 dhe zbaton projekte, shumica prej të cilave kanë qenë në emër të qeverisë zvicerane. Swisscontact dallohet për përqasjet inovative, bashkëpunimin me sektorin privat, përqëndrim të madh në të nxënit praktik, orientimin drejt tregut të punës, decentralizimin përmes përfshirjes së aktorëve lokalë, si edhe kontributin e dhënë për reformat e ndryshme në sistemet e AFP-së në Shqipëri.

Që nga Janari 2007 Swisscontact  zbatoi projektin e tij më të madh të AFP-së në vend, projektin AlbVET, i cili siç ishte planifikuar, përfundoi me sukses më 30 qershor 2014.

Aktualisht Swisscontact është në proces eksplorimi të mundësive të reja për vijushmërinë e prezencës së tij në Shqipëri edhe përtej vitit 2014, teksa vazhdonpo me sukses zbatimin e projektit tjetër, Këhsillimi drejt Punësimit, i cili në bazë të marrëveshjeve aktuale të financimit, do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2014.

Këshillimi drejt Punësimit -  Coaching for Employment C4E

C4E nisi fillimisht si një nga komponentët e projektit AlbVET II. Që nga 2012, Swisscontact e zhvilloi atë më tej duke e transformuar në një projekt të veçantë, i cili fokusohet në:

  • Zbatimin e Cikleve të Këshillimi për punësimin të rinjve që vijnë nga grupe në nevojë, sipas përcaktimeve në konceptin e zhvilluar për këtë përqasje.
  • Trajnimin e këshilluesve nga OJF të ndryshme vendore
  • Mbështet këto OJF që të zbatojnë Ciklin e Këshillimit me grupet e tyre përfituese, që janë edhe pjesëmarrësit në këtë qasje
  • Institucionalizon dhe bën zyrtare këtë qasje të re përmes Shërbimit Kombëtar të Punësimit. 

Projekti i sapopëfunduar AlbVET, financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim SDC, u përqëndrua në: 

  • Një qasje tërësisht të re për profilin e Termo-Hidraulikës në 10 shkolla profesionalë në vend, që quhet “Të nxënët bazuar në projekte
  • Pilotimin e një nivelit pas të mesëm (post-secondar) për praktikuesit e TIK, që erdhi si një bashkëpunim ndër-institucional mes Universitetit të Durrësit dhe shkollës profesionale  “Beqir Cela” po në Durrës.
  • Trajnim për mësuesit e degës së Teknologjisë së Informacionit nga 17 shkolla të mesme profesionale në vend. Trajnimi u bëh në bashkëpunim me ekspertë nga shkolla Austriake e IT-së në Shkodër.
  • Stimuloi pjesëmarrjen e sektorit privat në arsim përmes praktikave profesionale.
  • Zhvilloi trajnime në profilet e Parukerisë dhe Prodhimeve të Brumit, si inisiativa të partneritetit për të nxënët mes qendrave private të trajnimit dhe bizneseve në vend. 
  • Advokoi për AFP-në dhe dallimin e rëndësisë së saj si një cështje me interest për të gjithë publikun.
  • Kontribui në nivel politikash për reformat në AFP.